sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dëmtimet pas rifillimit të futbollit, mesfushori i Dortmund mbyll sezonin

Bundesliga është kampionati i parë nga pesë Ligat kryesore në Europë që ristartoi pas ndërprerjes nga koronavirusi. Por, ashtu siç edhe pritej, koha e gjatë pa aktivitet shkaktoi probleme të shumta te futbollistët që rrezikonin dëmtime.

Dhe, në fakt dëmtimet nuk kanë munguar. Madje, së fundmi trajneri i Dortmundit, Lusien Favre ka konfirmuar se mesfushori Mahmud Dahud ka mbyllur sezonin pas problemit në gju.

“Fatkeqësisht, sezoni i tij është i përfunduar. Të mërkurën ka pësuar një problem në gju. Menduam se ishte diçka jo shumë serioze, por është zbuluar një problem i madh dhe djaloshi ka mbyllur sezonin para kohe”, u shpreh Dahud. /VipSport.al/