sex hikayeleri porno izle kartal escort

Deklaroi se ishte ulur në pankinë me COVID-19, Valencia sulmon Gasperinin

Deklaratat e Xhian Piero Gasperinit nuk i kanë pëlqyer klubit të Valencias që pa se si skuadra e Atalantës nën drejtimin e tij i eliminoi nga Liga e Kampioneve pa shumë vështirësi. Trajneri kishte deklaruar në një intervistë se kishte shfaqur probleme fizike ditën para ndeshjes me spanjollët në transfertë.

Me një komunikatë zyrtare, klubi spanjoll që ka pasur vetë 35% të lojtarëve të infektuar, ka kritikuar veprimet e trajnerit italian.

“Pas deklaratave të trajnerit të Atalantës, Xhian Piero Gasperini, të publikuara këtë të diel në shtypin italian, Valencia shpreh publikisht surprizën e saj rreth faktit se trajneri i skuadrës rivale në ndeshjet e Ligës së Kampioneve njeh se si në ditën përpara, ashtu edhe në atë të garës, më 10 mars, ishte i ndërgjegjshëm që po vuante simptoma të ngjashme me COVID-19 pa marrë masa mbrojtëse, duke vënë në rrezik në këtë rast persona të shumtë gjatë udhëtimit të tij dhe qëndrimit në Valencia.

Duhet të kujtojmë që kjo ndeshje u zhvillua me dyer të mbyllura, duke respektuar masa të rrepta, të caktuara nga autoritetet sanitare spanjolle për të parandaluar rrezikun e infektimit me COVID-19, pikërisht në praninë e personave që vinin nga zona të klasifikuara publikisht me rrezik të lartë”, shkruhej në komunikatën e spanjollëve. /vipsport.al/