sex hikayeleri porno izle kartal escort

Deklarata tronditëse e Douglas Kosta: Shumë dëmtime, mendova të lija futbollin

Ai është një nga elementët që Mauricio Sarri ka cilësuar si ndër më të të nevojshmit për skemat e Juventusit, por Douglas Kosta e kishte menduar shumë kohët e fundit largimin e tij jo vetëm nga bardhezinjtë, por edhe nga futbolli i luajtur tërësisht. Braziliani ka treguar për “The Players Tribune” se i kishte shkuar shpesh në mendje që të largohej nga ky profesion, duke parë dëmtimet e njëpasnjëshme.

“Kam pasur aq shumë dëmtime saqë e pyesja veten nëse ia vlente që të vazhdoja të luaja. Por pastaj shihja futbollin në televizor dhe mendoja se ai është pasioni im. Përveç të tjerave, bashkë me Aleks Sandro tallem gjithmonë, i them se kam më shumë rezonanca magnetike se ndeshje në fushë. Por është shumë bezdisëse të dëgjosh që për fajin tim apo për shkak të ndalesave fizike, nuk jam kurrë në maksimumin e formës time”, theksoi braziliani.

Në këtë sezon; Douglas Kosta ka luajtur vetëm 14 ndeshje me fanellën e Juventusit në kampionat si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme, vetëm 6 si titullar dhe vetëm 1 prej tyre e ka çuar deri në fund të 90 minutave. /vipsport.al/