sex hikayeleri porno izle kartal escort

De Jong i lumtur të takonte shokët: Për pak javë jemi gati të përballojmë ndeshjet

Edhe Barcelona është rikthyer në stërvitje në grup, duke i dhënë fund atyre individualëve. Futbollistët janë bashkuar dhe janë takuar pas më shumë se dy muajsh, ndërsa Frenki De Jong shprehet shumë i lumtur për këtë fakt.

Holandezi thekson se brenda pak javësh katalanasit do të jenë gati për të përballuar ndeshje. “Ndjehem shumë mirë edhe pse jo gati për luajtur një ndeshje në këto momente. Megjithatë, kemi kohë edhe për disa javë stërvitje dhe shpresoj që i gjithë grupi të jetë gati.

Por, jam i sigurt se do jemi gati brenda pak javësh. Ishte vërtet bukur të takoje shokët e skuadrës pas dy apo tre muajsh, ishte shumë kohë e gjatë. Kur ka pushime apo ndërprerje të gjata, rikthimi gjithnjë është i bukur”, u shpreh De Jong. /VipSport.al/