sex hikayeleri porno izle kartal escort

De Biazi: Trajnerët këto muaj do të jenë psikologë, do i ndihmojnë 5 zëvendësimet

Kthimi i kampionateve pas 2-3 muajve pushim nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë për lojtarët, ndaj XhanI De Biazi mendon se trajnerët këtë herë nuk do këenë detyrë kryesore atë të përgatitjes sa më të mirë të futbollistëve për ndeshjet në aspektin taktik, por në atë mendor.

“Do të duhet të lehtësojnë. Kjo sipas meje duhet të jetë detyra e trajnerit para një grupi djemsh që kthehen nga dy apo më shumë muaj të pandemisë, mes ankthit dhe frikës të cilat padyshim që kanë lënë shenjë te çdokush nga ne. Duhet të lehtësojë presionin psikologjik, të lehtësojë ngarkesat e punës, të lehtësojë përditshmërinë. Të rigjehet aspekti argëtues i futbollit duke lehtësuar pak nga çdo gjë. Grumbullimet, temperaturat e larta, tamponët, të luhet çdo tre ditë? Janë të gjitha pretenime të kota. Sakrificat e vërteta janë të tjera, e dinë edhe ata. Janë djem mes 20 dhe 33 viteve që qëndrojnë bashkë, stërviten, luajnë me PlayStation, shohin TV, tallen. Ka edhe më keq, apo jo?”, tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Sipas De Biazit, një ndihmë më shumë për trajnerët do të jetë vendimi për të bërë 5 zëvendësime. “Është një ide e vlefshme, do të jetë një avantazh për të gjithë. Trajneri do të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe ndoshta do të evitojë edhe ndonjë dëmtim te djemtë”, theksoi ai. /vipsport.al/