“Dakord, pranoj rinovimin por me një kusht”, Mbape vendos me shpatulla pas murit PSG

Kilian Mbape do të ishte objektivi i madh për Real Madridin në këtë verë. Francezi mund të shënonte një epokë në Madrid dhe do ishte trashëgimtari i denjë i Kristiano Ronaldos. Por, koronavirusi ka prishur planet e galaktikëve që nuk mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë shpenzime të çmendura dhe të paplanifikuara mirë. Ndaj, pritet që sulmuesi francez të mos vishet me të bardha të paktën këtë verë.

21-vjeçarit që i skadon kontrata në vitin 2022 me PSG, mund të pranojë rinovimin e shumëkërkuar nga parisienët, por vetëm me një kusht. Në kontratë duhet të ekzistojë një klauzolë e cila ta lejojë të largohet nga Franca me një shifër të përcaktuar më parë.

Pak a shumë si opsioni që kishte Nejmar për t’u larguar nga Barcelona kur PSG shpenzoi 222 milionë euro. Në këtë formë, nëse Real Madrid apo edhe ndonjë klub tjetër do të plotësonte shifrën e klauzolës, Mbape lirohej automatikisht dhe mund të shmangte pjesën e tratativave. /VipSport.al/