Daja: Kemi mangësi, Skënderbeu nuk heq dorë nga Europa

Ilir Daja është një nga trajnerët më të spikatur në vendin tonë, me shumë eksperiencë, por edhe mjaft i spikatur për mënyrën se si drejton skuadrën në stërvitje dhe si administron një ndeshje. Daja është i kënaqur që rinisi stërvitja, por ai thotë se vijimi do të ketë mangësi për Skënderbeun dhe tërë ekipet. Në një prononcim që ka dhënë Daja për “Supersport” ka pohuar fillimisht: “Mendoj që ka disnivele te ne, pasi kjo varet edhe nga karakteri i vetë futbollistëve për të punuar në mënyrë individuale, por edhe nga kushtet që kanë pasur në dispozicion”.

Ana psikologjike

Një skuadër mund të jetë mirë fizikisht dhe taktikisht, por pa anën psikologjike që është shumë e rëndësihme nuk mund të shkojë kurrsesi te suksesi. Trajneri Ilir Daja lidhur me këtë aspekt ka shtuar se: “Komponenti psikologjik është shumë i rëndësishëm dhe pas një periudhe të tillë ku të gjithë kanë qenë të stresuar, pritet të ketë një ndikim. Këto ditë ka pasur entuziazëm, por të shohim sa do jemi në gjendje ta mbajmë këtë edhe në vazhdimësi”, u shpreh trajneri i korçarëve mes të tjerave.

Kampionati

“Unë flas për Skënderbeun, që ka zbatuar plotësisht kushtet e karantinës dhe koha e vendosur për përgatitje, është e pamjaftueshme, ndaj duhet të jemi fleksibël, duke parë edhe reagimin e vetë futbollistëve”, u shpreh tekniku kryeqytetas.

Ambiciet

Në fund, Ilir Daja edhe pse skuadra ka pasur luhatje nuk heq dorë nga kreu dhe ka shtuar se: “Objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës, pasi me kontigjentin që kemi në dispozicion, duhet ta bëjmë një gjë të tillë”.

E.S./Vipsport.al/