Çokaj: Kontrata e parë profesioniste ishte ndjesi e veçantë, futbolli është vetëm stërvitje

Enis Çokaj është duke bërë mjaft mirë në Kroaci ku aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit. Mesfushori 21-vjeçar ia ka dalë të kthehet në një lojtar titullar, ndërsa pritshmëritë për të janë të larta. Megjithatë, vetë Çokaj shprehet se ka ende kohë për të menduar për të ndryshuar ambient pasi duhet të fitojë edhe më shumë eksperiencë. Në një intervistë për televizionin “Tv Rozafa”, futbollisti nga Kopliku ka rrëfyer se kontrata e parë si profesionist i dhuroi një ndjesi të veçantë. Sakaq, Çokaj nuk harron të theksojë se te Lokomotiva ku aktivizohen shumë shqiptarë, kapo e bandës kuqezi është Myrto Uzuni.

“Nuk kam qëndruar shumë kohë në Koplik dhe Shkodër. Sapo mbarova klasën e 9-të, bërë shkollën sportive “Loro Boriçi” në Kamzë. Atje kalova 3 vite e gjysëm. Isha dhe kapiteni i skuadrës. Nga aty u transferoma tek Lokomotiva e Zagrebit. Në fillim tek 19-vjeçarët, më pas kalova tek ekipi I parë. Më pas kalova 6 muaj tek ekipi i Laçit. Selami Pepa ka qenë trajneri im për 2 vjet. Është shumë trajner i mirë.

Unë kam qenë më parë edhe 6 muaj te Ajaksi, pastaj te Vllaznia, më pas kalova te Shkëndija e Tiranës, ku edhe spikata. Kemi pasur trajnerë shumë të mirë. Kur shkova në fillim në Koroaci shkova në provë, e kalova provën dhe bëra kontratën e parë profesioniste. Ishte një ndjesi e veçantë. Lokomotiva e Zagrebit është një trampolinë për lojtarët e rinj, shpresojmë që të ndodhë dhe me mua sa më shpejtë. Stërvitemi maksimalisht dhe japim maksimumin tonë.

Kapo e bandës shqiptare këtu në Zagreb është Myrto Uzuni (qesh).  Ai është kryesorë. do të transferohet në një kampionat tjetër, ndërkohë ne kemi ende kohë, na duhet dhe pak eskperiencë. Nuk ka rëndësi nëse je nga Kopliku apo Berati, futbolli do vetëm që të punosh shumë dhe të stërvitesh. Futbolli ky është vetëm stërvitje. Marrdhëniet me klubin dhe me tifozët i kemi shumë të mira.

Na vlersojnë shumë.  Në bazë të statistikave, mesatarisht varapoj 11.5 km.  Laçi më dha mundësinë që të punoj shumë dhe të merrja vendin e titullarit te Lokomotiva. Dua të falenderoj presidentin Pashk Laska që është një nga më korrektet në Shqipëri. Por edhe Prengën, që na ka ndihmuar shumë”, tha Çokaj. /VipSport.al/