sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Caktohet data e rikthimit të Serie A, e zyrtarizon Konte pas gjashtë ditësh

Pas rinisjes së futbollit gjerman dhe caktimit të datave të atij spanjoll, është Italia që bën hapat e duhur drejt rikthimit, përsa i përket pesë kampionateve më të forta të kontinentit. Prej javësh po zhvillohet një luftë e ashpër mes Federatës dhe qeverisë për të shkuar drejt rinisjes dhe kjo po nxjerr përfundimet e saj.

Mediet italiane zbulojnë se dita kur yjet e Serie A do të zbresin në fushë për të luajtur një ndeshje zyrtare është 20 qershori. Është arritur dakordësia totale dhe pritet vetëm zyrtarizimi në ditët e ardhshme nga ana e qeverisë së kryeministrit Konte. Rreth kësaj procedure finale mediet kanë mësuar se do të kryhet të mërkurën e ardhshme, ku kreu i shtetit do të zyrtarizojë 20 qershorin.

Ultimatumi i UEFA-s është që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji, pasi me nisjen e shtatorit, fillon sezoni i ri. Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për tu përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit të kampionatit dhe Kupës, që pritet të rezultojë më e vështira e sezonit edhe për shkak të kushteve fizike dhe klimës që do zhvillohet. /vipsport.al/