sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bylisi paralajmëron Tiranën, triumf i pastër në miqësoren ndaj Apolonisë

Klubet e Superiores po përgatiten për rifillimin e kampionatit më datë tre qershor. Prej disa ditësh, kanë nisur stërvitjen kolektive, ndërsa së fundmi axhendës së tyre iu janë shtuar edhe takimet miqësore.

Kështu, ditën e sotme Bylisi ka treguar “muskujt” përballë Apolonisë teksa i ka mposhtur këta të fundit në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0. Për mallakastriotët serinë e golave e hapi sulmuesi Guindo në minutën e 21.

Ndërkohë, në pjesën e dytë listës së golashënuesve iu shtua Murataj në minutën e 71, ndërsa një minutë nga fundi shifrat i trefishoi Mozone. Me këtë miqësore, Bylisi tregoi se është gati për tre qershorin dhe sfidën ndaj Tiranës, teksa kryesuesit tashmë janë të paralajmëruar se i pret një transfertë mëse delikate. /VipSport.al/