Bushi optimist: Te Shpresa ka talente, do mundim ekipet më të mëdha të Botës!

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21, në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport foli për pandeminë që ka pushtuar futbollin në mbarë globin, por edhe për mundësinë e rifillimit tw tij në Shqipëri dhe jo vetëm…. “Nuk është vetëm çështje e Shqipërisë. Dalëngadalë duhet të nisin përgatitjet te moshat dhe te Superiorja. E mira është të nisë. Ka pasur shumë minuse nga kjo periudhë. Do jetë një punë e madhe nga trajnerët, sidomos për ata që merren me përgatitjen fizike. Duhet shumë kujdes, pasi lojtarët vijnë të uritur për t’u stërvitur dhe mund të dëmtohen. Gjithçka duhet bërë në mënyrë graduale”.

Talentet

“Apolonia ka lojtarë të mirë, kemi marrë deri në 3 lojtarë aty. Ata luajnë në Kategorinë e Parë. Normalisht i shohim talentet, edhe pse luajnë aty. I kemi nën vëzhgim. Nga Superiorja ka pasur shumë lojtarë. I kemi marrë ata që kanë pasur moshën. Duhet të jemi të sigurt që nuk na shpëton ndonjë talent. Thjesht bëjmë zgjedhje, nuk anashkalojmë asnjë”.

Trajner në Kombëtaren A

I pyetur nga paneli nëse e sheh veten në një të ardhme të afërt si trajner në ekipin Kombëtar A, Alban Bushi ka shtuar se: “Jam mirë tek ekipi Shpresa. Kam nevojë për eksperiencë dhe të rritem. Këtë kohë kam pasur mundësi të punoj. Kemi lexuar shumë libra sportivë. Nuk e kam menduar për momentin atë post. Dua t’i shërbej na maksimumin vendit tim, siç kam bërë si lojtar, ashtu edhe tani si trajner”.

Klubet

I pyetur nëse e sheh veten në ndonjë klub për ta drjetuar, duke qenë se ka luajtur në ekipet elitare të Superiores sonë, siç edhe janë Flamurtari, Tirana apo dhe Dinamo, “Loku” ka shtuar: “Unë të drejtoj një klub? Ndihem mirë aty. Kam një kontratë. Kemi shumë lojtarë cilësorë, që po shkojnë në ekipin A. Ndihem shuam i lumtur për këtë, jo vetëm. Shumë shpejt do të luftojë edhe për të mundur ekipet e mëdha në botë, me ata lojtarë që ka dhe me ata që po i vijnë”.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories