sex hikayeleri porno izle kartal escort

Broja i preferuari i Lampard, grumbullohet sërish me Çelsin

Armando Broja është thirrur të stërvitet me ekipin e parë të Çelsit dhe duket se trajneri i londinezëve, Frenki Lampard e ka me sy të mirë talentin me origjinë nga Malësia e Madhe.

Kujtojmë që 18-vjeçari shqiptar bëri debutimin e tij në Premier League në fitoren 4-0 ndaj Evertonit në fillim të marsit, duke zëvendësuar Olivier Zhirud.

Broja ka impresionuar me ekipet e të rinjve të Çelsit dhe në Londër besojnë shumë duke parë cilësitë dhe talentin e jashtëzakonshëm që ka shfaqur në ekipet e moshave dhe sidomos në vitin e fundit me të rinjtë e skuadrës së Londrës.  

Borja është grumbulluar në dy ndeshje për ekipin Shpresa U-21 të trajnerit Alban Bushi.

E.S./Vipsport.al/