sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bregu: Jemi të barabartë me këdo kundërshtar, duam më shumë se vendi i katërt

Para se kampionati të ndalej, Skënderbeu po kalonte periudhën më të mirë të sezonit, duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme. Një prej më të mirëve të këtij sezoni është Dejvi Bregu, autor i 9 golave. Sulmuesi ishte pranë një kalimi jashtë vendit në fund të shkurtit, por gjithçka u anulua prej pandemisë dhe sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë te korçarët për të rikthyer formën pas pauzës. Në “Super Sport” 24-vjeçari tregon se dëshiron që skuadra e tij të ngjitet më shumë se vendi i katërt në renditje.

“Gjithmonë është bukur të bashkohesh me shokët, pasi vinim nga një periudhë mjaft e mirë, qoftë personale, qoftë edhe si ekip. Megjithatë kemi qenë një kohë të gjatë pa aktivitet, ndaj shpresoj të gjejmë sa më shpejt formën më të mirë. Normal që periudha për t’u përgatitur nuk është aspak e mjaftueshme, por unë kam besim te ekipi se mund t’ia dalim, pasi kemi cilësi në grup.

Kur ecën mirë, normalisht që do pretendosh për më lart dhe ne e kemi treguar që jemi të barabartë me këdo nga ekipet e para të renditjes. Shpresoj të ruajmë këtë pozicion, pse jo të ngjitemi më lart. U uroj të gjithë sportistëve ta kalojnë sa më mbarë këtë periudhë dhe pa asnjë dëmtim”, përfundoi Bregu. /vipsport.al/