sex hikayeleri porno izle kartal escort

Brambati u shpreh se Strakosha është pozitiv për Covid-19, përgjigjet vëllai i gardianit

Masimo Brambati, ish-futbollist italian ka lëshuar një deklaratë të fortë mbi portierin e kombëtares sonë, Tomas Strakoshën dhe mesfushorin e Milanit, Frenk Kesi. Brambati deklaroi për mediet italiane se dy lojtarët janë të infektuar me Covid-19 dhe ky fakt mbahet i fshehur. Për gardianin e Lacios shprehet se dëmtimi në gishtin e vogël të këmbës është një mbulim për të fshehur infektimin.

Kjo deklaratë ka bërë të reagojnë një sërë personalitetesh, ku për tu shënjuar është vëllai i portierit të kombëtares sonë. Dimitri, vëllai i Tomasit ka reaguar ashpër dhe direkt në rrjetet sociale, ku e cilëson totalisht gënjeshtër atë çka Brombati ka thënë rreth vëllait të tij.

“Duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan Dimitri në një postim në “Instagram” përbri fotos së deklaratës së ish-futbollistit, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me ikonën e kllounëve të cirkut. /vipsport.al/