Bojkoti i stërvitjes nga lojtarët me ngjyrë në Premier Ligë, i bashkohet edhe N’Golo Kante

N’Golo Kante i bashkohet protestës së shumë futbollistëve me ngjyrë në Premeir Ligë, të cilët kanë refuzuar të kthehen në stërvitje pa një studim të mirëfilltë mbi pasojat që mund të ketë COVID-19 në këtë komunitet. Statistikat tregojnë se minoritetet janë ato që vuajnë më shumë nga virusi, me një shkallë rrezikshmërie dhe vdekshmërie më të lartë. Shumë futbollistë nuk kanë pranuar të zbresin në fushë me skuadrat e tyre pa pasur garancinë që nuk rrezikojnë veten edhe familjarët.

Kante kishte dalë në stërvitje ditën e martë me Çelsin, por të mërkurën refuzoi ta bënte një gjë të tillë, pasi ashtu si të tjerët mendon se po rrezikon veten dhe familjarët e tij në këto momente kur virusi nuk është plotësisht nën kotnroll. Sipas burimeve pranë lojtarit, Kampioni i Botës me Francën kishte shfaqur nervozizëm rreth vendimit për të dalë në stërvitje dhe pse nuk ka një protokoll të qartë e sidomos një njohuri të mjaftueshme për rrezikshmërinë.

Të njëjtat burime theksojnë se Lampard kishte mbështetur vendimin e lojtarit dhe e kishte udhëzuar që të vazhdonte stërvitjen atletike në shtëpi, derisa të ndërtoheshin protokollet e përshtatshme. Ndaj klubi nuk do të marrë asnjë masë ndaj futbollidtit në fjalë, pasi të gjithë janë dakord se kjo është një situatë ekstreme. /vipsport.al/