Beshiktashi kalon parashikimet me sigurinë, të gjithë lojtarët dezinfektohen

Klube të ndryshme nëpër botë kanë filluar stërvitjet nën masa të rrepta higjene për të garantuar që në ambientet e tyre të mos shpërndahet virusi COVID-19. Te Beshiktashi e kanë tejkaluar çdo parashikim sa i përket këtyre masave dhe duan të jenë të sigurt se nuk do të kenë lojtarë të infektuar apo që sjellin virusin nga jashtë ambienteve të klubit.

Si masë parandaluese, para çdo stërvijte, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të përfshirë në seancë, do të dezinfektohen. Klubi ka instaluar një kabinë ultramoderne në hyrje të ambienteve të veta, për të siguruar që askush të mos e sjellë me vete. Një kompani turke e cila merret me teknologjinë e ka prodhuar atë dhe e vetmja gjë që ë duhet të bëjnë lojtarët është të kalojnë nëpërmjet saj duke mbajtur një maskë.

Futbolli në Turqi është ndalur që më datë 19 mars për shkak të pandemisë, por ka një datë për rifillimin e tij, më 12 qershor. Sigurisht, ashtu si në të gjithë Europën, ndeshjet në Turqi do të luhen gjithashtu pa tifozë. /vipsport.al/