sex hikayeleri porno izle kartal escort

Beshiktash aktiv në merkato, hedh sytë nga mesfushori i kombëtares sonë

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më besnikë të Bazelit. Mesfushori i kombëtares sonë ka dalë nga akademia e klubit zviceran dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë pronë e Bazelit. Ka luajtur vetëm një sezon e gjysmë me Grazshoper nëpërmjet formulës së huazimit dhe pjesën tjetër të karrierës ia ka dedikuar klubit aktual të tij.

Gjithsesi, bashkëpunimit të gjatë të mesfushorit me Bazelin mund t’i vijë fundi së shpejti. Mediet turke bëjnë me dije se një nga klubet më të mëdhenj të Turqisë është vënë në kërkim të 29-vjeçarit. Beshiktash këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e kërkuar dhe në merkaton e ardhshme do të përpiqet të përmirësojë sa më shumë grupin për të arritur nivelin e kundërshtarëve.

Taulant Xhaka shihet si ndërhyrja e duhur për t’i dhënë grintën dhe dinamikën e duhur mesfushës dhe arritja te “luftëtari” i mesfushës nuk duket edhe aq e vështirë. Nga kontrata e Taulantit me Bazelin ka mbetur edhe vetëm një sezon dhe kjo verë do të jetë vendimtarë për të ardhmen e lojtarit. Rinovimi i kontratës duket i pamundur dhe klubi pritet të vendosë ta shesë për të mos e lënë të largohet me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm.

Nga kjo situatë do të përfitojë Beshiktashi, që do të ketë mundësinë ta blejë me një çmim të arsyeshëm. Xhaka ka shvilluar 9 sezone e gjysmë me Bazelin, ku është shpallur pesë herë kampion i Zvicrës. /vipsport.al/