sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bëri zap Ronaldo e Dibala, Juventus hyn në garë për Kumbullën

Nga Interi, te Juventusi. Marash Kumbulla bëhet gjithnjë e më shumë një emër i kërkuar në merkaton e futbollit në Itali e këtë radhë, ajo që e kërkon është “Zonja e Vjetër” që synon të ndërtojë me të dyshen e të ardhmes së prapavijës. Juventusi kishte qëndruar në heshtje sa i përket transferimit të lojtarit por përtej Adriatikut tani insistojnë se është vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Sipas “La Repubblica”, lojtari i cili dukej se ishte një hap larg Interit, por me idhull Kielinin, është kthyer në një objektiv konkret të merkatos së Juventusit. Interesimi i Mançester Sitit për Bonuçin duket se ka kthyer përsëri në Torino nevojën për të afruar një mbrojtës të profilit të lartë dhe shifra që do të sigurojë nga shitja e mundshme e italianit, do të financojë transferimin e lojtarit shqiptar.

Sigurisht, për ta realizuar një gjë të tillë do të duhet të mposhtet konkurrecna e fortë e Napolit, Interit, Lacios e Fiorentinës dhe një ankand që pritet të fillojë nga 30 milionë euro. Por Juventusi shpreson ta bindë futbollistin me premtimin se mund të jetë protagonist në edicionet ku do të kërkohet si zakonisht fitimi i çdo trofeu, siç mund të bëjnë pak klube të tjera mes atyre që interesohen për të. /vipsport.al/