Bendtner: Kam humbur deri në gjashtë milionë euro në poker, por nuk kam qenë i varur

Niklas Bendtner ka rrëfyer së fundmi se në kohën kur ishte në Angli dhe bënte pjesë në radhët e Arsenalit, luante shpeshherë poker. Danezi tregon se ka pasur raste kur edhe mund të humbiste kontrollin, megjithatë thekson se edhe pse në total ka lënë diku te gjashtë milionë euro, asnjëherë bixhozi nuk iu kthye në varësi.

“Në jetën time kam luajtur shumë poker. Kam luajtur kundër shumë profesionistëve prej moshës 19-vjeçare. Është e vështirë të llogaris shumën që kam humbur, por mund të jetë diku te gjashtë milionë euro.

Por, gjithnjë kam qenë në gjendje ta kontrolloj. Mbaj mend vetëm njëherë në Londër që gjërat filluan të dilnin jashtë kontrolli dhe mund të përfundonte keq. Pas asaj mbrëmje, hoqa dorë nga shumat e mëdha.  Tani, ndonjëherë mblidhemi me shokët dhe vendosim nga 12 sterlina secili”, u shpreh Bendtner. /VipSport.al/