sex hikayeleri porno izle kartal escort

Batha: Sfida më e vështirë është kjo ndaj Bylisit, kam dëshirë edhe të rinovoj por edhe të iki jashtë

Idriz Batha ka rezultuar si një nga afrimet më të goditura të Tiranës në merkaton e kaluar. Futbollisti i transferuar nga Flamurtari, falë eksperiencës së tij ka marrë në dorë frenat e mesfushës bardheblu, ndërsa ka ndihmuar skuadrën edhe me gola të rëndësishëm në ecurinë drejt objektivit titull.

Ndërkohë, kryeqytetasit kanë nisur përgatitjet për rikthimin në fushë me ndëshjen ndaj Bylisit, një takim të cilin Batha për konsideratën e lartë që ka për rivalët e cilëson si më të vështirën. Në një prononcim për RTSH Sport, Batha tregon se ka dëshirën për të rinovuar kontratën, por aty është edhe dëshira për të provuar një eksperiencë jashtë vendit.

“Për mua është sfida më e vështirë kjo ndaj Bylsit. E vlerësoj shumë si skuadër pasi luan shumë mirë si në fushën e vet, por edhe jashtë. E mendoj se do të jetë e vështirë ndaj tyre”.
E ardhmja? “E vërteta është që unë kam dëshirë të iki jashtë, por edhe të rinovoj me Tiranën dhe kam shumë dyzime. Besoj se në fund të sezonit do të bëj zgjedhjen më mirë”, u shpreh Batha. /VipSport.al/