sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bardhi optimist: Kastrioti do e realizojë synimin, rifillimi na çliroi psikologjikisht

Patrik Bardhi është një nga titullarët dhe lojtarët e spikatur të skuadrës krutane në dy sezonet e fundit. U dallua vjet në elitë, ndërsa edhe këtë sezon është duke bërë më të mirën që ekipi të jetë në vend të parë, por edhe të ketë një ecuri mjaft të mirë.

Në prononcimin që ka dhënë për “Supersport”, Patrik Bardhi, ka pohuar: “Kemi kaluar një situatë mjaft të vështirë dhe tashmë jemi optimist që filloi stërvitja, por edhe për faktin se do të fillojë gara. Ishte një situatë e jashtzakonshme dhe shumë e vështirë, dhe më shumë se çdo gjë kthimi në stërvitje na ka bërë mirë edhe psikologjikisht. Jemi munduar që të ruajmë ritimin që të jemi sa më gjati në rifillimin e garës zyrtare”.

“Duhet që të japim maksimumin në çdo ndeshje, tashmë të punojmë dhe të mendojmë për ndeshjet e mbetura. Shpresoj që unë të jap më të mirën dhe ekipi të jetë në formën më të mirë, të realizojmë synimet  që ne kemi dhe të jetë një garë e bukur dhe e fortë”, – tha Patrik Bardhi, një nga titullarët e Kastriotit.

E.S./Vipsport.al/