sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Barcelona do të blejë talentin e “La Masia”, që e shiti muajin e kaluar

Të bësh merkato cilësore pas krizës që ka shkaktuar pandemia është një mision shumë i vështirë. Megjithatë, klubet si Barcelona, që kanë akademi shumë të zhvilluara dhe prodhuese, e kanë më të lehtë të gjejnë mënyrat e duhura për të plotësuar boshllëqet e krijuara. Mediet spanjolle lajmërojnë se katalanasit janë pranë blerjes së Mark Cucureja.

Ky i fundit aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, është rritur në akademinë e Barçës dhe aktualisht aktivizohet me Getafen. Kjo e fundit muajin e kaluar aplikoi opsionin e parashikuar të blerjes së 12-vjeçarit për shifrën e 6 milionë eurove, që shkuan në arkat e Barcelonës.

Ky veprim i Getafes vjen për shkak të formës dhe cilësive shumë të mira, që Cucureja ka treguar gjatë këtij sezoni, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha në Europë. Por destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë sërish Barcelona. Klubi blaugrana këtë verë do të vërë në zbatim opsionin e blerjes për çmimin e fiksuar prej 15 milionë eurosh për të.

Zhordi Alba ka treguar probleme fizike herë pas here dhe Zhunior Firpo, që është zëvendësuesi i tij për momentin, nuk ka treguar aftësi bindëse në pjesën ofensive. Barçës i duhet një mbrojtës i kompletuar në të dyja fazat e lojës dhe Cucureja duket se është i duhuri për ta. /vipsport.al/