sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ballshiotët të plotë, tani me mendjen te Tirana

Ballshiotët tashmë janë të pëqendruar te ndeshja e radhës që do të luajë me skuadrën e Tiranës në 3 qershor në Ballsh. Ballshiotët ndaj bardhebluve nuk do të kenë vetëm mbrojtësin e qendrës Stivian Janku me katër kartonë të verdhë.

E megjithatë, në qendër të mbrojties Dovedan pritet që të provojë në testin e mesjavës Goxhën e Shkallën në qendër ose Mëllugjën që  mund të vendoset para tyre dhe është një nga lojtarët e spikatur këtë sezon në Ballsh. Ndërkohë që me grupin është bashkuar edhe portieri Isli Hidi që është ven nën urdhrat e trajnerit Dovedan.

Boshnjaku duket se tashmë e ka skuadrën më të plotë dhe synimi është që grupi që ai stërvit të fokusohet te sfida e radhës me bardheblutë. Ballshiotët kanë një kalendar delikat por edhe me tri sfida mjaft vendimatare që do të jenë shumë vendimtare dhe do të percaktojnë objektivin nëse do të luajnë për mbijetesë apo për Europë ndonëse e kanë një shans edhe nga Kupa e Shqipërisë.

E.S./Vipsport.al/