sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bajern nuk ndalet për sulmuesin e Sitit, ofron kartonin e futbollistit kampion bote

Bajern Mynih nuk ndalet në fiksimin për të transferuar në Gjermani, Leroi Sane. Bavarezët e kërkonin  sulmuesin prej vitit të kaluar, por dëmtimi fatkeq i Sane bëri që ai të mbetej në Angli, me Mançester Sitin. Megjithatë, në ditët e fundit, Sane është rikthyer në stërvitje dhe përgatit rikthimin në fushë për të shfaqur edhenjëherë cilësitë e tij.

Në këtë formë, Bajern Mynih po këmbëngul sërish për ta rikthyer në Bundesliga, aty ku më parë Sane është aktivizuar me Shalke 04. Ndërkaq, problem është ana financiare pasi dy klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët.

Mirëpo, së fundmi rekordmenët gjermanë kanë bërë një tjetër lëvizje, teksa kanë ofruar kartonin e mbrojtësit Lukas Hernandez. Francezi u transferua këtë sezon në Mynih, por tashmë ka përfunduar si “mall shkëmbimi”. Sakaq, pritet përgjigja e Sitit nëse tërhiqen nga kjo ofertë apo do të këmbëngulin vetëm për të përfituar para kesh. /VipSport.al/