As Guardiola nuk ia doli si Hansi Flik, trajneri i Bajernit vendosi rekord të ri në Bundesligë

Bajern Mynih është i pandalshëm nën drejtimin e Hansi Flik dhe për më tepër, i është kthyer futbollit ofensiv që e ka transformuar në një superfuqi në futbollin europian. Ndikimi i trajnerit gjerman është i dukshëm dhe këtë e tregon fakti se ekipi shënon si asnjëherë më parë, siç e vërteton rekordi i ri që ai vendosi këtë javë me fitoren 2-0 ndaj Union Berlin.

Për Flik kjo ishte ndeshja e 16 në Bundesligë dhe gjatë kësaj periudhe, skuadra ka shënuar 50 gola. Askush më pare nuk kishte regjistruar shifra të tilla golash të shënuar ne kaq pak ndeshje në historinë e Bundesligës, një rekord i ri të cilit nuk i ishte afruar as Pep Guardiola që mbahej si shembulli i futbollit ofensiv te bavarezët. Një mesatare mbresëlënëse prej më shumë se 3 golash për ndeshje, që sigurisht e rendit Flik ndër trajnerët që aplikojnë futbollin më ofensi në qarkullim.

Një nga vendimet më të rëndësishme që kanë çuar drejt këtij rezultati është padyshim kthimi i Tomas Myler në një lojtar vendimtar për lojën e tij, me gjermanin që shënon dhe e jep asiste si rrallëherë më parë. Ndërkohë, në majën e sulmit mbetet vendimtar Levandovski, i cili i ka vënë si qëllim vetes që të kthyejë rekordin e 40 golavë në një edicion në Bundesligë. “Kanë mbetur edhe 8 ndeshje që të thyejë këtë rekord, nëse ka një lojtar që mund ta thyejë, ai është Levandovski”, tha vetë Flik pas ndeshjes së kësaj fundjave. /vipsport.al/

more recommended stories