Arbitri i njohur komenton sjelljet e Ronaldos, Mesit dhe Suarez: Uruguajani ka një anë të pistë!

Arbitri i njohur europian, Mark Klatenburg ka rrëfyer së fundmi disa prapaskena të momenteve kur ai ka gjykuar ndeshje të yjeve si Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Luis Suarez. Klatenburg shprehet se i ka ardhur keq për dëmtimin e CR7 në finalen e Europianit të vitit 2016, ndërsa ai më përqafoi pas ndeshjes. Ndërkohë, Luis Suarez i ka bërë përshtypje kur shënoi katër gola në një ndeshje, por arbitri shton se ai është pak si Deigo Kosta dhe ka një anë të pistë. Sakaq, fjalët më të mira edhe për Mesin, teksa Klatenburg shprehet  ai ishte i pabesueshëm.

Për Ronaldon- “E admiroj më shumë për kapacitetin e tij për të përmirësuar lojën kur ekipi i tij është duke rënë. E kam arbitruar si një djalosh të ri në Premier League, më pas te Real Madrid dhe ai gjithnjë ia del. E dije se ishe duke e ndarë fushën me një lojtar unik, i cili mund ta ndryshonte ndeshjen në çdo moment. Shkoj shumë mirë me të. Pas finales së Europianit në 2016, pasi shkova të merrja medaljen ai provoi të më përqafonte. Ishte ky niveli i respektit që kishim. Më erdhi shumë keq që ai u dëmtua në fillim, pasi ndeshja humbi një futbollist të madh. Por, asnjëherë nuk e kam trajtuar ndryshe nga të tjerët, prandaj edhe kishim një marrëdhënie të mirë. Pas një ndeshje, një fanellë erdhi në dhomën time dhe shkruante: “Për Mark, urimet e mia më të mira. Kriastiano Ronaldo”. Unë as që ia kasha kërkuar, ishte një gjest shumë i bukur”,u shpreh Klatenburg.

Për Mesin- “Kur e arbitrova për herë të parë Mesin, më shokoi. Ishte Barcelona-PSG dhe duke e parë nga afër, më kujtohet që mendova: “O Zot, ai është i pabesueshëm”. Kur arbitron përpiqesh të shohësh topin. Me atë mund të humbasësh edhe shikimin te topi, e besoj se çfarë mund të ndodhë me mbrojtësit. Duhet të ndryshoja mënyrën si analizoja lojën, kur ishte edhe ai pjesë e ndeshjes. Kishte shumë aftësi dhe kundërshtarët mundohen ta ndalojnë në shumë mënyra, ndonjëherë me goditje në këmbë, ndonjëherë me pjesën e lartme të trupit. E këshillova në ndeshjen e parë ndaj PSG që të ndalojë dhe të mos bëj kontakt me këmbën e kundërshtarit, por ai nuk u ankua asnjëherë. Si arbitër, shpreson të ndash një ndeshje me Mesin sepse e di se mund të jetë speciale”, u shpreh Klatenburg.

Për Suarez- “Ndeshja e parë e imja me të ishte kur luante për Ajaksin. Shënoi katër gola dhe unë iu thashë shokëve se ishte një lojtar i mrekullueshëm. Ai ka një anë të pistë, pak a shumë si Diego Kosta por ka edhe shumë talent. Isha i emocionuar kur Liverpuli e transferoi sepse e dija çfarë futbollisti po vinte në Premier League. Ai luan gjithnjë në limited dhe duhet ta përballosh. Gjithnjë të fliste në spanjisht, por unë kasha arbitruar në të gjithë botën dhe i dija fjalët e pista. Kështu, ja kam kthyer disa herë dhe ai është befasuar. Arbitrat duhet të dijnë të menaxhojnë lojën dhe lojtarët. Duhet të ndihmojnë lojën. Nëse nuk menaxhon dot një si Suarez, atëherë shkakton shumë probleme për të ardhmen”, u shpreh Klatenburg. /VipSport.al/