sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arapi: Tirana e paarritshme, mund të kapim Kukësin

Renato Arapi është kapiteni i kësaj Teute, që në fillim të sezonit ishte nisur për titullin kampion, por rrugës u vërtetua se ishin bërë llogaritë gabim. Durrsakët janë në garë për Europën, teksa titulli është shumë larg. Megjithatë, në kampin durrsak janë entuziastë dhe të gatshëm për të luftuar. Këtë objektiv vendos ta shpallë në “Super Sport” vetë kapiteni i durrsakëve.

“I shoh të gjithë djemtë entuziastë për rikthimin në stërvitje, pasi kemi kaluar një periudhë të vështirë. Janë të gjithë në humor dhe të angazhuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sprintin final të sezonit. Duhet të kishim më shumë kohë për stërvitje.

Gjithsesi, besoj se do të arrijmë njëfarë niveli për të përballuar me sukses pjesën e mbetur të sezonit.Çdo gjë që e lejon matematika, nuk është e paarritshme, por ne do të provojmë deri në fund për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë, pasi vetëm Tirana është disi e shkëputur”, tha Arapi. /vipsport.al/