Analiza/ Mesatarja e pikëve në kampionatet europianë, Tirana i tregon “targën” Mançester Sitit

Në kohën kur kampionatet janë ende të ndërprera dhe po bëhen përpjekjet maksimale që futbolli të rimarrë jetë, drejtori i Departamentit të Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF, Alariko Rosi ka analizuar mesataren e pikëve për 26 ndeshje të luajtura.

Mesataren më të lartë të pikëve në Superiore e ka normalisht Tirana që kryeson kampionatin. Bardheblutë kanë një mesatare pikësh prej 2.038 pikë për ndeshje. Por, kjo mesatare i lejon bardheblutë të konkurrojnë edhe në kampionatet europiane ku mes 35 skuadrave europiane, kryeqytetasit renditen në vendin e 32.

Megjithatë, kjo renditje mjafton për 24-herë kampionët e Shqipërisë, të përbëjnë lajm dhe të lenë pas në këtë renditje kampionët në fuqi të Premier League, Mançester Siti.  /Egi Cabeli-VipSport.al/

Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjithë skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerjes dhe klasifikimi i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikimin.

Kjo llogaritje mund të aplikohet edhe për skuadrat europiane. Është një mënyrë për të pasur një parametër unik që do të ndihmojë për të krahasuar ecurinë e skuadrave në kampionate të ndryshëm. Në 35 skuadrat e para të Europës gjejmë vetëm Tiranën, në vendin e 32-të.

Më pas kemi shkuar përtej, duke përllogaritur mesataren e pikëve për cdo kampionat në Europë. Dhe këtu vjen surpriza: kampionati shqiptar është një ndër kampionatet më të ekuilibruar dhe të paqartë për vendimet finale në të gjithë Europën.



more recommended stories