sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Akuza nga Turqia për miliona dollarë mashtrim, Idrizi për VIP Sport: Këta batakçinj do të turpërohen

“Prisni këto dy ditë”. Këto janë fjalët e para të reagimit të administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, rreth lajmit të përhapur në Turqi për një kallzim penal kundër tij nga ish-presidenti i Gallatasarajit. Drejtuesi i klubti vlonjat është i bindur se nuk ka asgjë pas një situate të tillë, ndërsa në reagimin për VIP Sport lë të kuptohet se dyshon që lajmi është sponsorizuar nga persona të tretë.

Në mediat turke ka qarkulluar sot lajmi se ish-presidenti i Gallatasarajit, Adnan Polat, kishte marrëveshje me Idrizin për blerjen e një kompanie karburantesh, Global Fluids International, për 17 milionë dollarë. Sipas akuzës që është bërë në Prokurorinë e Stambollit nga vetë Polat, ai i kishte dhënë paradhënie Idrizit 3,5 milionë dollarë për të mbyllur marrëveshjen. Aty theksohet se Idrizi kishte shtyrë një herë finalizimin e marrëveshjes për periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2017, e më pas e kishte lajmëruar se nuk mund të bëhej, duke mos kthyer shifrën e depozituar si paradhënie.  

“Prisni këto dy ditë të sqarojmë çdo gjë dhe të shohim se kush e ka nxjerrë këtë lajm dhe kush e ka sponsorizuar, do të shihni gjëra interesante, as më shumë e as më pak se kaq. Ndiqeni ngjarjen në vazhdimësi deri në fund dhe do të turpërohet një pjesë e madhe e këtyre batakçinjve”, ishin fjalët e Idrizit për VIP Sport rreth kësaj çështje që ka bërë shumë bujë në Turqi e padyshim do të vazhdojë të komentohet edhe në vendin tonë. /E.Kuka/vipsport.al/