Aksident fatal në mal, një ortek i merr jetën alpinistit italian

Një lajm i keq vjen nga Italia, aty ku autoritet në orën dy të mëngjesit, pas një kërkimi që kishte filluar prej të martës në mbrëmje, kanë gjetur trupin e pajetë të alpinistit, Mateo Bernaskoni.

Ajo që ndihmoi shumë në gjetjen e trupit të pajetë të alpinistit 38-vjeçar dhe lokalizimin e vendndodhjes, ishte makina në hyrje të luginës. Bernaskoni kishte pasion ngjitjen në majat më të larta teksa së fundmi ishte kthyer edhe në një guidë për turistët, por hera e tij e fundit nuk shkoi mirë.

Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta të alpinistit është një ortek. Aksidenti ka ndodhur në “Canale della Malgina, Pizzo del Diavolo”, ndërsa mësohet se në çastin fatkeq, alpinisti ka qenë i vetëm. /VipSport.al/