sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ajaksi i fikson çmimin, Barça e Interi “vrapojnë” për të arritur te mbrojtësi

Barcelona nuk është e kënaqur nga paraqitjet e Zhunior Firpos gjatë këtij sezoni dhe është në kërkim të një mbrojtësi të majtë më të aftë në fazën ofensive. Ajaksi në listën e largimeve ka Nikolas Taliafiko. Argjentinasi është një nga më të mirët e pozicionit të tij gjatë viteve të fundit dhe ka kërkuar largimin drejt një skuadre të madhe këtë verë.

Siç është shprehur më parë drejtori sportiv Van Der Sar, holandezët nuk kanë në plan ta ndalojnë yllin latin dhe i kanë caktuar një çmim. Çdo klub, që dëshiron shërbimet e Taliafikos duhet të vendosë të paktën 22 milionë euro në tavolinën e marrëveshjes. Shifër kjo e përballueshme nga shumë klube edhe në këtë periudhë krize, me Barcelonën dhe Interin më këmbëngulës.

Katalanasit kanë kushte më të mira për të arritur te ky transferim për shkak të marrëdhënieve të mira me Ajaksin dhe praninë e bashkëkombasit Mesi në “Camp Nou”. Gjithesi, këtu Taliafiko pritet të mendohet mirë sepse Zhordi Alba e ka blinduar prej vitesh vendin e titullarit dhe argjentinasit do i duhet të luftojë ashpër për të gjetur minutat e dëshiruara. /vipsport.al/