sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ahmataj: Tirana ka një transfertë vendimtare në Ballsh, ja avantazhet me Kukësin

Julian Ahmataj ka provuar që të drejtojë në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore skuadra të njohura të vendit tonë. Tashmë, në rolin e analistit, e për më tepër duke qenë se e njeh futbollin në vendin tonë, flet për skuadrat e elitës dhe jo vetëm.

Në një prononcim për “Fan Zone”, Ahmataj ka pohuar: “Gent Muça është një njeri shumë pozitiv dhe korrekt. Kam folur me të që ditën e parë për të rifituar reflekset që i kishin humbur. E do shumë Tiranën dhe ka shumë për të dhënë e mendoj se do të fitojë titull dhe do ta mbyll karrierën te bardheblutë. I kam bërë një propozim në të ardhmen që të jetë pjesë e stafit tim pasi është një njëri shumë i kompletuar dhe i duhet futbollit”.

Kalendari i Tiranës

“Në këto momente është e rëndësishme çfarë ke punuar deri tani. Kanë një ndeshje të vështirë ndaj Bylisit dhe ndeshja e parë vendos shumë gjëra. Tirana ka një avantazh pikësh dhe ndeshjet e para janë shumë vendimtare”.

Rivaliteti

“Kukësi dhe Tirana kanë lojtarë shumë cilësor brenda ekipit. Bardheblutë kishin oshilacione në fillim të sezonit, ndërsa Kukësi e kishte tani nga fundi. Këto dy ekipe mund të fitojnë ndaj çdo skuadre dhe këtë e kanë treguar duke fituar shumë ndeshje rresht. Tirana është më e avantazhuar pasi kanë 9 pikë më shumë se kundërshtari.Të dyja skuadrat i kanë mundësit për të fituar të gjitha ndeshjet deri në fund. Tirana ka më shumë eksperiencë dhe me lojtarë të huaj, ndërsa Kukësi ka lojtarë të rinj dhe me më shumë shqiptar brenda saj”.

Luftëtari

Vjet e shpëtoi dhe e mbajti mes më të mirëve, por Ahmataj ka nostalgji për bluzinjtë. “Më vjen keq për Luftëtarin, dhe kam pasur oferta për ta rimarr skuadrën, por përsëri e i kam refuzuar pasi duhet të drejtosh ekipin që nga fillimi. Ekipi ka lojtarë të rinj, por duhet të kishte lojtarë me eksperiencë”.

Shehi apo Egbo

Në krye të dy skuadrave që janë më afër titullit aktualisht, Tiranës së vendit të parë dhe Kukëist janë dy ish-portierë të spikatur që kanë qenë edhe pjesë e Kombëtareve të vendeve të tyre. Sipas Ahmatajt nuk ka lidhje  se që të jesh lojtar i mirë do të bëhesh një trajner i suksesshëm. “Trajningu nuk ka lidhje me rolin që ke pasur në fushë. Mund të kesh luajtur në një nivel të ulët, por mund të bëhesh një trajner i madh. Kjo na bën që të punojmë më shumë pasi trajningu është ndryshe pas çdo 6 muajsh”.

E.S./Vipsport.al/