Zbulohet lidhja e fshehtë e Xherdan Shaqirit me këngëtaren nga Kosova

Xherdan Shaqiri ka luajtur në disa shtete, por në asnjë prej tyre duket se nuk i ka ngjitur ndonjë vajzë par ta dërguar t’ja prezantojë prindërve. Mesa duket edhe ai si shumë lojtarë të tjerë shqiptarë ka në plan ta çojë jetën me një vajzë nga atdheu i tij, Kosova.

“Prive.al” zbulon se Xherdani është në një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj. Argumenti i medies së njohur janë udhëtimet e shpeshta drejt Anglisë të Dhuratës, e cila me shumë mundësi shkon në ishull për të kaluar kohë me të dashurin e saj.

Ahmetaj prej kohësh i është ndarë muzikës dhe nuk ka bërë shumë dalje në televizionet kosovare. Ajo kurrë nuk ka dhënë detaje rreth jetës private dhe është e vështirë të gjesh prova më të forta që e lidhin me Xherdanin. Asnjëri prej tyre për momentin nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë. /vipsport.al/