Vllaznia dhe klube te tjera, FSHF zyrtarizon përjashtimet nga paketa e ndihmës

FSHF publikoi ditën e djeshme paketën e ndihmës për klubet shqiptare, ndërsa nënvizoi se nga kjo paketë nuk mund të përfitonin klubet që varen nga bashkitë. Kështu, Vllaznia në Kategorinë Superiore është automatikisht e përjashtuar, ndërsa nuk është parashikuar si do veprohet me klubet që një pjesë të fondeve e marrin nga bashkitë.

Një problem më vete në këtë paketë është edhe se nëse do të zbresim në Kategorinë e Parë, shumë klube janë të varura nga bashkitë dhe nuk përfitojnë. Ndërsa, më pas në Kategorinë e Dytë, bëhet edhe më e vështirë për të gjetur klube që nuk janë në varësi të bashkive.

Kjo paketë përfshin periudhën 15 mars-15 prill, e nëse aktiviteti do të jetë sërish i ndërprerë edhe pas këtij afati atëherë paketa do të përsëritet edhe për datat 16 prill-15 maj. /VipSport.al/

Kategoritë që përfitojnë
·   Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
·   Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
•  Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
·   Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
·   Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
·   Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
·   Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.