Vjen lajmi i mirë për futbollin turk, shpëtimtari i vitit 2002 mund Covid-19

Futbolli turk pësoi një goditje të madhe në momentin që u mor vesh se legjenda e portës së kombëtares, Rushtu Reçber ishte prekur nga koronavirusi. Pas lajmit të infektimit u mësua se gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë dhe është detyruar të shkojë me urgjencë në spital pët t’iu nënshtruar një trajtimi më profesional nga ana e mjekëve.

Gruaja e tij, e cila e ka mbajtur vazhdimisht publikun të informuar me të dhënat e reja rreth shëndetit të bashkëshortit, tregonte se gjendja e Reçber nuk është e mirë dhe virusi ka prekur mushkërinë e i ka ndryshuar ngjyrën e lëkurës.

Megjithatë, çdo gjë e ka një fund dhe në rastin e Reçber fatmirësisht është fund i lumtur. Gruaja e tij ka dhënë lajmin e mirë se ish-portieri i Barcelonës dhe kombëtares turke tashmë është mirë dhe virusi nuk ndodhet më në trupin e tij, pra Rushtu është shëruar. Reçber ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpinë e tij për të vazhduar periudhën e karantinimit, e detyruar për të gjithë ata që shërohen. /vipsport.al/