VIDEO/ U shpall “Lojtari i Muajit”, ish-yllit të Barçës i vjen çmimi me dron nga dritarja

Malkom Oliveira verën e shkuar la Barçën për të kaluar te Zeniti. Pas mbërritjes në Rusi braziliani vuajti shumë, pasi ai gëzonte një urrejtje raciste nga tifozët. Malkom ishte lojtari i parë më ngjyrë në klubin rus dhe kjo ngjalli një reagim të ashpër të tifozëve, që ishin mësuar me traditën se asnjë njeri më ngjyrë nuk do përfaqësonte klubin e tyre.

Megjithatë, tashmë gjithçka është qetësuar dhe sulmuesi ka nisur të luajë dhe të tregojë talentin e tij të madh. Edhe te Barcelona ai tregoj sinjale shumë të mira, por prania e yjeve të shumtë atje, bëri që ai të qëndrojë në hije. Rikthimi i madh i brazilianit në formën e tij më të mirë është kurorëzuar me çmimin si “Lojtari i Muajit” për skuadrën e tij.

Marrja e këtij çmimi nga ana e brazilianit u bë e vështirë për shkak të masave të marra nga qeveria për mospërhapjen e koronavirusit. Të gjithë duhet të qënrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për të plotësuar nevojat jetike.

Gjithsesi drejtuesit e klubit të Zenit e kanë gjetur zgjidhjes e këtij problemi. Ata ia kanë dërguar çmimin yllit të tyre me ndihmën e një droni. Tashmë Malkom e ka në duar shpërblimin e punës së tij dhe mund ta vendosë në palmaresin e trofeve. /vipsport.al/