VIDEO / Të gjithë në pritje të kthimit në fushë, Shkurtaj bashkon futbollistët e Superiores

Futbolli shqiptar vazhdon të jetë në kushtet e karantinës, për sa kohë që mbeten në fuqi ligjet që ndalojnë zhvillimin e aktiviteteve në grupe. Lojtarët e Superiores kësisoj janë detyruar që në të shumtën e rasteve të stërviten të vetëm e po nga izolimi edhe t’i lëshojnë sfida me video njëri-tjetrit.

Por për t’i bërë të gjithë bashkë ka menduar Vasil Shkurtaj. Lojtari i cili ka mbetur i bllokuar në Barcelonë ku kishte shkuar për t’u riaftësuar nga një dëmtim, ka postuar një video shumë interesante ku bashkë me futbollistë të klubit të Kukësit, por edhe skuadrave të tjera, ka imagjinuar një pasim të gjatë të topit që kalonte nga një lojtar në tjetrin, nga një skuadër në tjetrën.

Një videoklio simbolik që e lidh atë me Mustën, Abazajn, Teqjen. Musollin, Rrocën dhe Lulajn e Kukësit, me Vangjelin e Tiranës, me Kuros të Teutës, me Pëllumbin e Skënderbeut e me Rapon e Laçit. Të gjithë njëlloj ndjejnë mungesën e fushave të lojës e për momentin, kanë bërë këtë pasim të gjatë simbolik që i lidh të gjithë bashkë.  /vipsport.al/