VIDEO / Stërvitje në “karantinë”, mesfushori kuçovar nuk ndalet as në shtëpi

Futbolli është ndërprerë jo vetëm në Europë por edhe në shumë shtete të Botës. Ndërkohë që shumë lojtarë shqiptarë të cilët luajnë në Europë, nuk janë kthyer por janë pranë apartamenteve të tyre.

Një ndër ta është edhe mesfushori me tipare sulmuese, Enriko Papa që ka luajtur në Superiore me shumë skuadra të njohura. Ndërsa, prej dy sezonesh kuçovari është titullar dhe një nga lojtarët e spiktur në radhët e Botoshanit në elitën e futbollit në shtetin e Rumanisë.

Këto ditë, Papa duket se nuk është ndalur, e madje në kushtet e shtëpisë, ai është duke kryer edhe stërvitje të plotë sipas programit të klubit që u ka dhënë lojtarëve që të ruajnë formën e tyre fizike në këtë periudhë karantine.

Më poshte gjeni edhe videon ku tregon stërvitjen e larmishme që bën kuçovari Papa edhe pse në kushtet e shtëpisë…

E.Saliu/Vipsport.al/