VIDEO/ “Na shkatërroi kjo karantina”, Bruno Dita me këmbët lart në mes të rrugës

Bruno Dita është një nga futbollistët më simpatikë në rrjetet sociale, teska herë pas gere publikon video apo foto, që krijojnë mjaft ilaritet. Mesfushori i Skënderbeut ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë gjatë këtyre ditëve karantinimi dhe shumë shpesh gjatë javës vendos të dalë në fshatrat afër kryeqytetit për të mbajtur trupin në formë.

Ditën e sotme Bruno ishte në Pezë të Madhe për të kryer stërvitjen e radhës. Ai shpesh del me biçikletë dhe publikon foto nga rekordet e tij, por ditën e sotme ka vendosur të na tregojë sesi bëhet streçing në mes të rrugës. Në fakt jo në mes fare.

Bruno ka përfituar nga gjelbërimi i fshatit dhe ka gjetur një hapësirë me bar anash rrugës. Ka vendosur një peshqir, ku ka pozicionuar kokën për tu munduar të mbajë ekuilibrin me këmbët lart. Për një moment e mban, por nuk e dimë sa gjatë, pasi “transmetimi” mbyllet shpejt. “Na shkatërroi kjo karantina”, shkruan Bruno, teksa stërvitjen e tij e ndjekin edhe kalimtarë, apo makina që kalojnë aty ngitur. /vipsport.al/