VIDEO/ Lenjani akrobat, vendos të ndërrojë bluzën në mënyrën më të çuditshme

Ermir Lenjani e ka treguar gjithmonë se është një futbollist akrobatik, në festimet e tij të golave. Me shumë siguri, nëse s’do të bëhej lojtar futbolli, atë do e gjenim duke “fluturuar” në cirk. Qëndrimi në karantinë duket se e ka mërzitar atë dhe ka vendosur të zgjedhë të bëjë diçka ndryshe nga ç’bëjnë gjithë njerëzit.

Ndryshe nga shumica e çunave të lagjes, që mbështesin njërën këmbë te muri e hanë fara, duke pritur të ndodhë diçka e bukur, Lenjani vendos të qëndrojë me duar dhe jo më këmbë dhe të vishet e jo të hajë fara. 

Ish-mesfushori i Sionit, duket se është akoma në super formë edhe pse futbolli është ndalur prej kohësh. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku mban veten e tij pingul me tokën nëpërmjet duarve dhe mendon edhe të ndërrojë bluzat. Kishte veshur atë të Shaqirit, por ndoshta u djersit dhe vendosi të veshë të tijën te kombëtarja. /vipsport.al/