VIDEO / Kuzhinier dhe stërvitje, Parma bën mbrojtësin kuqezi “udhëzues” të tifozëve për një ditë

Kastriot Dermaku ka kaluar sot një ditë ndryshe nga të tjerat. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, në karantinë ashtu si shumëkush në Itali, ka pasur detyrën që të tregonte se si ishte dita tipike e një lojtari, nëpërmjet adresës së Instagramit të klubit të Parmës.

Ai u ka treguar mijëra ndjekësve të klubit emilian që nga mëngjesi e deri në darkë, se si kalon ditët e tij, duke bërë rolin e kuzhinierit me dietën që duhet të ndjekë në këto ditë, por edhe pak stërvitjen individuale, argëtim e në fund duke e mbyllur me një libër për të kaluar darkën.

Një iniciativë e veçantë që tregon edhe një herë se edhe pse te Parma nuk ka pasur shumë hapësira në kohët e fundit, klubi vazhdon ta shohë Dermakun si një element të rëndësishëm e për këtë arsye ka dashur që edhe tifozët të njohin më mirë mbrojtësin shqiptar. /vipsport.al/