VIDEO/ “Kur në Shkodër zbriste Real Madrid”, Dinamo kujton fitoren me poker golash ndaj Vllaznisë

Duke qenë se kampionati është ndërprerë dhe klubet tashmë janë në një pushim të detyruar nga COVID-19, në rrjetet sociale kanë nisur të kujtojnë disa nga sfidat më interesante në historinë e tyre.

Këtë ka bërë edhe Dinamo, e cila në këto ditë po kalon momente të vështira duke qenë në Kategorinë e Parë, madje rrezikon edhe rënien një kategori më poshtë.

Megjithatë, në sezonin 2010-2011, kryeqytetasit kanë marrë një fitore të madhe me shifrat 0-4 në Shkodër, ndaj Vllaznisë. Një triumf që u duartrokit edhe nga publiku shkodran, teksa në tribunat e Loro Boriçit lindi edhe fraza humoristike,“paska ardhur Real Madridi në Shkodër”. Sa i përket golave të shënuar, një mban firmën e Elis Bakaj ndërsa tre të tjerë u realizuan nga Martinena. /VipSport.al/