VIDEO/ Donald & Co rivënë në skenën e dhomës së ndenjës këngën Alkapone

Quhet Donald Rapo dhe është ylli i ri i Instagramit. Mbrojtësi i Laçit duket se ka vendosur të shfrenojë fantazinë dhe të dhurojë humor në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme Rapo na ka prezantuar performancën e radhës, ku këtë herë ka vendosur të lërë profesionin e DJ dhe t’i bashkohet kantos.

Rapo në bashkëpunim me “orkestrën” e familjes së tij, ka vendosur të rivërë në skenën e dhomës së tij të ndenjës këngën legjendë të grupit “Elita 5”, Alkapone. Siç ndodh shpesh pulti i TV shërben për mikrofon, ndërkohë tigani dhe luga e drurit “prodhojnë” tingujt harmonikë të violinës.

Tavolina e hekurosjes është kitara elektronike dhe tenxhere të ndryshme shërbejnë për bateri. Në këtë performancë “mahnitëse” morën pjesë, Donaldi, vëllai i tij dhe dy bashkëshortet respektive si qeni, misioni i të cilit nuk përcaktohet saktë, por mund të themi se ka qenë dirigjenti.  /vipsport.al/