VIDEO/ Doka kthen oborrin në stadium, njëri nga lojtarët përfundon me “akull” në këmbë

Albi Doka si “tironc” i vjetër që është, ka fatin që të ketë një shtëpi private me oborr të bollshëm, që arrin të ofrojë edhe luksin e të zhvilluar e një mini-loje futbolli. Mbrojtësi i Tiranës herë pas here publikon video me miqtë e tij, duke zhvillar sfida të ndryshme.

Nëse ditë më parë kishte zgjedhur të plaste tullumbacet duke u ulur mbi ta, këtë herë 22-vjeçari ka vendosur t’i kthehet futbollit. Bashkë me miqtë kanë organizuar një mini-ndeshje, që duket se ka marrë më shumë seriozitet se meriton dhe njëri nga lojtarët ka përfunduar me akull në këmbë.

Madje në momentin e përplasjes dëgjohet një zonjë që në këtë rast ishte tifoze, teksa thotë: “Hë e theve (këmbën)?”. Dokës duket se i paskan munguar kohë të tilla dhe kthimi në ditët e arta të fëmijërisë po i zgjojnë lumturinë e çiltër të dikurshme. /vipsport.al/