VIDEO / Argëtim në kohën e karantinës, Donald Rapo & Co. interpretojnë “Mamicën”

Periudha e detyrueshme e qëndrimit në shtëpi ka nxjerrë në pah edhe krijimtarinë e njerëzve të cilët gjejnë mënyra të ndryshme si të mbushin orët e tyre e të argëtohen. Donald Rapo dhe të afërm të tij kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për ta bërë një gjë të tillë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet soiciale nga vetë futbollisti, ai shfaqet bashkë me të afërm të tij ndërsa dhurojnë një version të veçantë të hitit të disa viteve më parë, “Mamica”. Disa momente argëtimi në shtëpi, por edhe për të ndarë me ndjekësit e lojtarit të Laçit, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale.