Vështirësitë e jetës në shtëpi të Bogdanit si baba: Pas dy orësh më kap ngërçi

Jeta në karantinë në shtëpi ka vështirëistë e veta dhe këtë e ka kuptuar mirë Erjon Bogdani. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka pranuar se tani po mësohet me ritmin e përditshmërisë pranë famijes, ndërsa më parë një pjesë të kohës e kalonte edhe në fushat stërvitore. Në një intervistë për TMË ai ka zbuluar edhe se cilat janë vështirësitë më të mëdha në këtë periudhë që po kalon në Salerno, ku gjendet aktualisht me familjen e tij.

“Jam pranë familjes time dhe ndjek lajmet në televizion me shumë vëmendje. Qëndrojmë në shtëpi, është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të luftuar këtë virus, nuk mundet as ta shohim e duhet të bëjmë çfarë është e mundur për ta mposhtur.  Nuk kam parë asnjëherë më parë një situatë të tillë.

Çfarë bëj në shtëpi? Po mësoj jetën në shtëpi, pasi deri tani nuk bëja asgjë! Tani është e rëndësishme të qëndrojmë me fëmijët, kam një nga djemtë 9 vjeç që bën shkollën me video-telefonata. Pastaj kam një të vogël 10 muajsh, të cilit duhet t’i qëndroj nga pas e pas dy orësh më kap ngërçi, ndaj duhet edhe ndërhyrja e gruas time. Për fat jemi mirë, duhet të respektojmë rregullat.

Shkolla në shtëpi? Sinqerisht ishte pak e vështirë, kur i lë në shtëpi, fëmijët ashtu si ne humbasin oraret. Djali zgjohej në 7, pastaj e merrnim nga shkolla dhe e çonim në stërvitje futbolli. Tani po mundohemi ta zgjojmë gjithsesi në 8.30 apo 9, duhet të jetë i përgatitur dhe të studiojë me mësueset në orare. Shkolla është thelbësore dhe nuk duhet braktisur as në momente e vështirësisë. Po mundohem t’i lë të kuptojë se duhet të studiojë dhe bëjë detyrat”, ishin fjalët e Bogdanit për jetën që po kalon tashmë i mbyllur në shtëpi në pritje që të kalojë kriza e koronavirusit. /vipsport.al/