Vendimi për mbylljen e kampionatit belg është edhe në dorë të Dukës

Para dy ditësh Federata Belge e Futbollit vendosi mbylljen e parakohshme të kampionatit, duke ia dhënë atë Klub Bryzh pas 29 javësh. Ky vendim ka marrë menjëherë kritikat e UEFA-s. Madje qeveria europiane e futbollit ka vendosur të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e ligës belge.

Mehdi Baiat, presidenti i Federatës belge dhe Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s kanë zhvilluar një bisedë konstruktive në lidhje me këtë temë. Gjatë bisedës së tyre tema kryesore ka qenë pjesëmarrja e ekipeve belge në Europë për shkak se kampionati është mbyllur më herët dhe gara nuk është mbyllur deri në fund, ndryshe nga ç’pritet të ndodhë me kampionatet e tjerë.

Pas negociatave mësohet se vendimi final në lidhje me të përfundimin e kampionatit belg do të merret nga qeveria e futbollit europian. Në javët e ardhshme vendimi i Federatës Belge do të shqyrtohet në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s, ku anëtar është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. /vipsport.al/