Vendasit stërvitje individuale, të huajt e Flamurtarit tashmë si “turistë” në Vlorë

Flamurtari në merkaton e janarit bëri disa afrime cilësore, ku mes emrave ranë në sy edhe disa lojtarë nga Brazili. Fillimisht askush nuk besoi te ata, por që duket se javë pas jave ata u kthyen në pika të forta të skuadrës kuqezi…

Por, prej një muaji kur edhe filloi që pandemia “COVID-19” të përhapej me shpejtësi edhe në vendin tonë dhe kampionati u ndërpre, nga Flamurtari, trajneri brazilian Marselo Troisi u largua drejt Greqisë, ku edhe ka familjen.

Por edhe lojtarët shqiptarë, kryesisht shkodranët shkuan në familjet e tyre. Në Vlorë mbetën vetëm brazilianët.

Duke respektuar masat, ata i sheh që të lëvizin me orar të kufizuar, por jo të bëjnë stërvitje nga frika se mos gjobiten duke qenë se janë jabanxhinjë.

Ndryshe ndodh me lojtarët vlonjatë, ata me eksperiencë, por edhe të rinjtë, të cilët i sheh që të bëjnë përgatitje individuale në kushte shtëpie dhe jo vetëm…

E.S./Vipsport.al/