Uzuni shpjegon detajet e kthimit në atdhe: Na ndihmoi ambasada, kishim shoqërues gjithë rrugës

Myrto Uzuni e la Kroacinë dhe vendosi të kthehet në Shqipëri për të kaluar periudhën e vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ai bashkë me Indrit Tucin ishin të vetmit nga “Banda e Shqiptarëve” të Lokomotives, që vendosën të vijnë në atdhe pranë familjes. Uzuni tregon se nuk ishte e lehtë, por falë ndihmës së shtetit tonë gjithçka u bë e mundur.

NDIHMESA– Përshëndetje të gjithë shqiptarë. Për të ardhur në Shqipëri na ka mbështetur shumë ambasada shqiptare në Kroaci. Ishim në karantinë prej 13 ditësh, ambasada shqiptare bëri të mundur që të shoqëroheshim me patrulla policie nga dogana në doganë.

KËSHILLA E KLUBIT– Në atë moment në Kroaci nuk kishte raste. Ekipi na mblodhi të gjithëve me 2 doktora dhe na dhanë lajmin që nuk duhet të lëvizim nga shtepia, për sa ditë ata të na njoftojnë për stërvitjen e ardhshme. Kaluan 13 ditë, fola me stafin dhe presidencën, ata më thanë është më mirë të shkosh të rrish në shtëpi, në këto ditë të vështira, pranë familjes.

MESAZH PËR SHQIPTARËT- Në këto kohë të vështira duhet të mendojmë për familjarët tanë. Qëndroni në shtëpi sepse nesër na pret një jetë më e mire. Iu them të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për një jetë më të mirë. Tani për tani duhet të mendojmë për jetët tona me pas për futbollin.

STËRVITJA- Sa i përket stërvitjes, stërvitem në kushte shtëpiake, muskuj barku, pompa, gjëra të kësaj natyre. Për mua futbolli është jetë. /vipsport.al/