UEFA shtyn një sërë aktivitetesh, e pëson edhe finalja e Champions. Pezullohen liçensimet e klubeve

Ashtu siç pritej në mbledhjen e 55 Federatave të Futbollit në Europë, UEFA ka vendosur shtyrjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara të zhvillohen në fund të këtij muaji dhe në ato pasardhësit. Të gjitha ndeshjet miqësore të kombëtareve për femra dhe meshkuj të parashikuara të luhen në muajin qershor shtyhen për tu luajtur në data të reja, që do të njoftohen në një vendim të dytë.

Gjithashtu edhe ndeshjet e Play-Off për pjesëmarrjen në Euro-2020 dhe ndeshjet eliminatorë të Botërorit 2022 do të shtyhen për tu vendosur në një datë vendim të dytë. UEFA njofton se të njëjtin fat do të kenë edhe Kampionatet e të rinjve të planifikuara për tu zhvilluar këtë verë.

Finalet e dy prej nga evenimenteve më të mëdha për klube, Europa League dhe Champions League gjithashtu do të pezullohen deri në vendimin e radhës. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka shtyrë në një afat të pacaktuar edhe licensimin e klubeve europiane për pjesëmarrjen në kompeticionet e organizuara nga qeveria e futbollit kontinental. /vipsport.al/